Lojë e madhe e dardanëve, por pa gola pas 45 minutave në Bukuresht
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në grupin C2 të Ligës së Kombeve.

Të përzgjedhurit e trajnerit Franco Foda kanë dominuar gjatë gjithë 45 minutave të para, madje krijuan raste të mira shënimi, raporton KosovaPress.

Muharrem Jashari, Edon Zhegrova e Vedat Muriqi ishin ata që patën raste ideale për t’i dhënë epërsinë dardanëve, por nuk ia dolën.

Kujtojmë se këto dy kombëtare po luftojnë për vendin e parë në grup, me rumunët që momentalisht kanë tri pikë më shumë se Kosova.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024