Lobistja shqiptare, Evi Kokolari ka reaguar pas një shkrimi që portali serb "Kosovo-online" ka bërë ndaj saj, portal ky i njohur për përhapje të dezinformatave ndaj Kosovës. Ajo ka shkruar se prapa këtij portali qëndron presidenti serb, Aleksadër Vuçiq, të cilin njëherësh e quan 'gangster'.
"Kosova-Online bëri një shpifje për mua dje. Sidoqoftë, mos lejoni që emri t'ju mashtrojë - 'Kosovo-online' është një media serbe e lajmeve që synon të përhapë dezinformata kundër Kosovës. Kush e zotëron “Kosovo-Online”? Askush tjetër veçse administrata e gangsterit Aleksandër Vuçiq e instaluar në ambasadën e tij në Uashington DC, me Marko Gjuriqin! (Shih pamjen e ekranit dhe artikullin më poshtë)... Artikulli shpifës i publikuar dje nga ‘Kosovo-online’ u bazua në një artikull të ‘Daily Beast’ duke ndjekur donatorët e George Santos. Është e panevojshme të thuhet, kur gazetari filloi të më bënte pyetje për biznesin dhe jetën time, i thashë të më hiqej qafe. Ai përfundoi duke publikuar një artikull të pabazuar në fakte, por në atë që ai mendonte se mund të ishte e vërtetë, pa mundur të verifikonte asnjë informacion. Gjithashtu, burimi i jashtëm në artikullin me të cilin gazetari lidhi si provë ishin kryesisht të vdekur, dhe kjo është gjithçka që duhet të dihet se sa serioz ishte ky gazetar", ka shkruar ajo në X.
Ajo ka thënë se dje është sulmuar nga disa lojtarë serbë.
"Gjithsesi, më e rëndësishmja- dje jam sulmuar nga @kos_data, për të cilën kam thënë prej muajsh është pjesë e makinerisë propagandistike serbe. Epo, është. Kos Data dje shtoi rëndësinë e 'serbëve për Trumpin' kur nuk ka. @kos_data pohoi se ‘serbët për Trumpin’ e filluan fushatën e tyre, por çfarë fushate ishte ajo? Unë besoj fuqimisht se ‘serbët për Trumpin’ është një nënprodukt i të njëjtës fushatë të drejtuar nga @markodjuric. Pra, me pak fjalë, ‘serbët për Trumpin’ është grupi lobues që qeveria serbe krijoi për të depërtuar në fushatën e Trump", vijon ajo.
Kokolari thekson se mund të thuhet se qeveria serbe e drejton 'kos data' pasi sipas saj, vetëm një serb do të guxonte të përdorte fjalën "Kos" për t'iu referuar çdo gjëje që lidhet me Kosovën.
Ajo konsideron se ambasadorini Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq do të kthehet në Serbi për të udhëhequr qeverinë.