Postimet e rreme dhe mashtruese për konfliktin në Ukrainë vazhdojnë të bëhen virale në platformat kryesore të mediave sociale, derisa pushtimi rus i vendit vazhdon përtej 500 ditëve.
Disa nga shembujt më të përhapur mund të gjenden në rrjetin social Twitter, të postuar nga përdoruesit e verifikuar, të cilët paguajnë që përmbajtja e tyre të promovohet tek përdoruesit e tjerë.
Ai paraqiste një pamje të asaj që dukej të ishte një titull nga një faqe lajmesh, së bashku me një imazh të dy pushkëve.
“Policia franceze qëllohet me pushkë amerikane që mund të kenë ardhur nga Ukraina”, shkruhet në titull.
BBC Verify e ka gjurmuar se ky postim rrjedh nga kanalet pro-Kremlinit në aplikacionin e mesazheve Telegram. Imazhi i përdorur në postim shfaqet në një blog ushtarak rus të vitit 2012 në lidhje me një garë për të shtëna me armë të zhvilluar në një poligon zjarri afër Moskës.
Ne gjithashtu nuk kemi mundur të gjejmë ndonjë artikull në internet me titullin dhe foton si më sipër, dhe nuk ka asnjë provë që armët e ofruara Ukrainës nga SHBA janë përdorur gjatë trazirave të fundit në Francë.
Menjëherë pas sulmit, një postim nga një llogari e verifikuar në Twitter, i cili paraqitet si një burim legjitim lajmesh, pretendonte se sulmi ishte nisur gabimisht nga Ukraina dhe goditi një kazermë ushtarake që strehonte trupat e NATO-s dhe mercenarët e huaj.
"Raketa "Storm Shadow" ndryshoi papritur trajektoren në mënyrë dramatike, duke goditur Kramatorsk, shkatërroi plotësisht një kazermë ushtarake ukrainase që strehonte ushtarë dhe mercenarë të huaj", thuhet në Twitter.
Nuk ka asnjë provë se një raketë e lëshuar nga forcat ukrainase ishte përgjegjëse, as që një kazermë ushtarake u godit.
Po ashtu, postimet që pretendonin se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka "anuluar" zgjedhjet në Ukrainë janë bërë së fundmi virale në Twitter.
I pyetur nëse do të ketë zgjedhje në Ukrainë vitin e ardhshëm, Zelensky u përgjigj: "Nëse fitojmë [luftën], do të ketë. Kjo do të thotë se nuk do të ketë ligj ushtarak, nuk do të ketë luftë. Zgjedhjet duhet të mbahen në kohë paqeje, kur ka nuk ka luftë, sipas ligjit”.
Duke komentuar deklaratën, ish-prezantuesi i Fox News, Tucker Carlson, i cili ka qenë kritik ndaj ndihmës së SHBA-së për Ukrainën, tha në emisionin e tij të nisur së fundmi në Twitter se komentet e Zelensky-t dëshmuan se ai i kishte dhënë fund demokracisë në Ukrainë.
Oleksii Danilov, sekretari i këshillit të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare të Ukrainës, konfirmoi kohët e fundit se bazuar në kushtetutën e Ukrainës, "nuk mund të zhvillohen zgjedhje" ndërsa ligji ushtarak është në fuqi në vend.
E kontaktuar nga BBC Verify për një përgjigje ndaj postimeve të rreme dhe mashtruese në Twitter të përmendura në këtë artikull, zyra e shtypit e Twitter pranoi marrjen e kërkesës sonë, por nuk pranoi të komentojë.