Llapi shet bomberin e skuadrës
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Klubi i futbollit Llapi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje zyrtare për transferimin e futbollistit Muhamet Hyseni për 5 vite në klubin AC Horsens që bënë gara në divizionin e parë të futbollit danez.

Marrëveshja me klubin AC Horsens është arritur në pajtueshmëri të plotë me futbollistin Hyseni, i cili do u bashkohet atyre në përgatitje para datës 20 qershor.

Muhamet Hyseni në dy periudha kohore me Llapin, ka zhvilluar në total 80 paraqitje, 33 gola e 11 asistime. Në sezonin që sa po mbyllëm Hyseni u shpall golashënuesi më i mirë i Albi Mall Superligës me 26 gola të realizuar. Krahas 26 golave, ai kontribuoi edhe me 6 asistime, duke ndihmuar klubin të kualifikohet në raundin e parë të UEFA Europa League si nënkampion.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
30
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024