Liverpuli mikpritës i Eurovision Song Contest 2023
Lexohet për: 1 min.
eurovision-2023-liverpool
2 vite më parë
Linku u kopjua

Qyteti anglez i Liverpulit u konfirmua mikpritës i Eurovision Song Contest për vitin e ardhshëm.

Shfaqja muzikore ndërkombëtare do të zhvillohet në BM pasi fituesja e këtij viti, Ukraina, u konsiderua e paaftë për ta organizuar për shkak të pushtimit rus.

Qyteti u përball me Glazgoun në balotazhin përfundimtar, pasi një listë prej 20 kandidatësh u zvogëlua nga BBC dhe Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU).

Njoftimi u bë nga Graham Norton, i cili drejton mbulimin e BBC, në spektaklin ”The One Show”.

Orkestra ukrainase ”Kalush” triumfoi në konkursin e vitit 2022 në Torino, por EBU më vonë arriti në përfundimin se shfaqja nuk mund të mbahej e sigurt në vendin e shkatërruar nga lufta.

Qyteteve aplikante iu kërkua të demonstronin se si do të pasqyronin kulturën, muzikën dhe komunitetet ukrainase, nëse do të organizonin spektaklin në emër të Ukrainës.

Kjo do të jetë hera e nëntë që BM mikpritëse e konkursit, më shumë se çdo vend tjetër. /DPA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025