Liverpooli shkelë Bournemouthin, fitore të vështira për Chelsean e Cityn
Kanë përfunduar pesë ndeshje të xhiros së katërt të Premier Ligës në të cilat janë shënuar shënuar hiç më pak se 21 gola, 9 prej të cila i realizoi Liverpooli kundër Bournemouthit.
Me këtë fitore, Liverpooli arrin në kuotën e pesë pikëve pas katër ndeshjeve dhe pozicionohet në vendin e tetë, transmeton KosovaPress.
Fitore shumë të rëndësishme mori edhe Chelsea që mposhti Liecester Cityn në “Stamford Bridge” me rezultat 2-1 edhe pse për më shumë se një orë luajti me një lojtarë më pak pas përjashtimit të Gallagherit nga loja.
Pas katër ndeshjeve, Chelsea ka shtatë pikë në vendin e gjashtë.
Fitore të madhe dhe me përmbysje realizoi Manhcester City ndaj Crystal Palace. Skuadra e Guardiolas u gjend në disavantazh prej dy golash pas vetëm 21 minutave lojë pas autogolit të Stones dhe golit të Andersen, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë.
City mbettë lider i tabelës me 10 pikë pas katër ndeshjeve.
Në dy ndeshjet tjera u regjistruan këto rezultate:
Brighton-Ledds United 1-0