Liverpooli e rrëzon Arsenalin nga pozita e liderit të Premier Ligës
Lexohet për: 1 min.
12-Liverpooli
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja interesante mes Burnleyt dhe Liverpoolit, ku ky i fundit i është rikthyer fitores në Premier Ligë, dhe e rrëzon nga pozita e liderit Arsenalin.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Turf Moor”, Liverpooli e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 skuadrën e Burnleyt, raporton KosovaPress.

Golat e fitores për skuadrën e Jurgen Klopp i shënuan Darwin Nunez (minuta e 6’) dhe Diogo Jota (minuta e 90’).

Me pikët e reja, Liverpooli ngjitet në krye të tabelës në kuotën e 42 pikëve, dy më shumë se Arsenali në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Burnley renditet në vendin e 19 në tabelë me vetëm 11 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 2:0 në favor të Liverpoolit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025