Liverpooli dërgon në huazim yllin 21 vjeçar
Lexohet për: 1 min.
3-Liverpool
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Liverpoolit, Fabio Carvalho ka kompletuar sot transferimin e tij në formë huazimi te Hull City.

21 vjeçari do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit në Championshipin anglez te Hull City, raporton KosovaPress.

Carvalho u rikthye te Liverpooli muajin e kaluar pas një huazimi të shkurtër në Gjermani te RB Leipzig, ku ai bëri 15 paraqitje në pjesën e parë të sezonit 2023/24.

Carvalho iu bashkua Liverpoolit nga Fulhami verën e vitit 2022 dhe ka bërë 21 paraqitje për klubin, duke gjetur golin tri herë.

Hull City, i cili gjithashtu ka në huazim Tyler Morton nga Liverpooli, momentalisht renditet në vendin e shtatë në Championship, dhe i rikthehet aksionit të premten mbrëma kur e presin Norwich Cityn në shtëpi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024