Liverpool përshpejton kërkimin për pasardhësin e Jurgen Klopp
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kërkimi i Liverpoolit për pasardhësin e Jurgen Klopp do të përshpejtohet pas konfirmimit të emërimit të Richard Hughes si drejtor sportiv.

Hughes është ardhja e parë kyçe që kur Michael Edwards u emërua nga Fenway Sports Group si shef i futbollit. Çështja e parë e ngutshme e Hughes është vlerësimi i kandidatëve kryesorë për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Liverpoolit, raporton KosovaPress.

Shumë nga emrat në listën e ngushtë të Liverpoolit janë të mirë-dokumentuar. Mes tyre Xabi Alonso i Bayer Leverkusen, Roberto de Zerbi i Brighton dhe Ruben Amorim i Sporting Lisbonas.

Edhe pse Hughes dhe Edwards nuk fillojnë zyrtarisht në postet e tyre të reja deri në qershor, Liverpool tashmë ka filluar kontrolle të gjera për objektivat e tyre kryesore. Hughes, i cili do të krijojë një marrëdhënie të përditshme me trajnerin e ardhshëm, do t'i besohet të gjejë kandidatin e preferuar.

Klubi e dinte se një drejtor sportiv do të ishte në pozitë përpara se të mund të konsideronin një qasje formale ndaj trajnerëve më të pëlqyer.

Emërimi i Hughes në “Anfield” u bë një sekret i hapur pasi Bournemouth njoftoi se ai do të largohej nga bregdeti jugor në fund të këtij sezoni pas një periudhe 10-vjeçare si pjesë e operacioneve të tyre të futbollit, dhe loja me hamendje se ku ishte drejtuar ai nuk zgjati, jo shumë kohë pasi që Edwards u konfirmua si suprem i futbollit të FSG-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024