Rëndësia e raportimit të dhunës ishte tema me të cilën e nisën ditën sot nxënësit e shkollave në Kosovë. Kjo u bë në kuadër të fushatës globale "16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.
Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat sot iu dedikua diskutimit për dhunën në familje.
Në nisjen e fushatës globale, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bëri thirrje që dhuna të raportohet.
Ndër tjera, Haxhiu theksoi se kanë ndërmarrë veprime për fuqizimin e viktimave të dhunës në familje.Ajo kërkoi nga nxënësit që të bëhen "aleatë për parandalimin e dhunës".
Në kuadër të fushatës globale "16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, deri më 10 dhjetor do të organizohen me aktivitete nga institucionet por edhe nga organizatat e shoqërisë civile në Kosovë.