Të paligjshme e konsideron përndjekjen e veteranëve të luftës nga Serbia, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku thotë për KosovaPress se qe nga paslufta kanë bërë thirrje që veteranët mos të kalojnë nëpër Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.
"Veteranët e luftës janë të rrezikuar që të kalojnë nëpër Serbi, por duhet të kenë kujdes edhe në shtete të tjera, qoftë në Mal të Zi, qoftë në Maqedoni për shkak se Serbia vazhdimisht po ngrit akuza ndaj tyre dhe po fut njerëz në Interpol”, tha ai.
Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK-së në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi thotë se autoritetet vendore duhet të dalin me sqarime lidhur me këto lista.
Ai shton se listat e publikuara janë me emër dhe mbiemër të veteranëve, për çka konsideron se paraqet rrezik.
Avokati Ardian Bajraktari thotë se përfshirja e veteranëve në listën e Interpolit, nuk po ndodh për herë të parë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.