Gjatë ditës një automjet i Policisë së Kosovës, duke provuar të qarkullojë nga stacioni i policisë në Zveçan, në drejtim të Mitrovicës, është sulmuar me gurë dhe i janë thyer xhamat.
Pas këtij incidenti, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë provuar të negociojnë me përgjegjësin e ushtarëve të KFOR-it, duke i kërkuar që Policia e Kosovës të mos qarkullojë nëpër disa rrugë të Zveçanit dhe në vend të tyre të vendosen ekipet e KFOR-it.
Pas rreth 20 minuta negocim, përfaqësuesi i KFOR-it nuk ka mundur të garantojë një gjë të tillë, duke thënë se edhe policët kanë nevojë të lëvizin nganjëherë sipas planit të tyre operativ.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Serbët, duke bartur rroba nacionaliste, kanë ngritur 3 gishta lartë dhe i kanë ofenduar ata. Protesta është përcjellur edhe me muzikë nacionaliste serbe.
Ndërkohë që edhe gazetarët janë penguar gjatë raportimit të tyre, dhe janë dëmtuar disa automjete të mediave të cilave u janë thyer xhamat dhe shpuar gomat.