Lirohet nga aparatura e frymëmarrjes vajza që u lëndua nga kulmi i komunës
Lexohet për: 2 min.
uka-160124
1 vit më parë
Linku u kopjua

Po bëhen 16 ditë prej kur një vajzë 23-vjeçare po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas mori  lëndime të rënda si shkak i shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunë së re të Prishtinës. Ndërkaq, që nga ajo ditë pacientja ka qenë e varur nga aparatura mjekësore, mirëpo tashmë gjendja e saj është stabile.

Shefi i Mjekimit Qendror Intensiv në QKUK, Shaqir Uka, në një prononcim për KosovaPress tha se pacientja është liruar nga aparatura mjekësore e frymëmarrjes dhe gjendja e saj është stabile.

Uka shtoi se pacientja ka nevojë që të monitorohet dhe të vazhdojë trajtimin në mjekimin intensive, por që nuk potencoi një periudhë kohore.

Kujtojmë se më 18 janar, 23-vjeçarja mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë. Ajo fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin. Nga komuna u tha se dyshimet e para janë që shembja e kulmit ka ndodhur si shkak i erërave të forta atë ditë, derisa hetimet po vazhdojnë. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025