Lirimi i hapësirave publike, largohet kafiteria ilegale në Mitrovicën e Veriut
Lexohet për: 1 min.
wffwfwfw
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Mitrovicës Veriore ka njoftuar se sot ka përfunduar puna për largimin e një kafiterie e cila ndër vite ka zhvilluar aktivitetin jashtë ligjshëm dhe pa u ndërmarr asnjë veprim nga zyrtarët e inspektoratit të qeverisjes së kaluar.

Aksioni është ndërmarrë si pjesë e lirimit të hapësirave publike nga uzurpimi, të cilat janë për shfrytëzim për qytetarët.

Komuna e Mitrovicës së Veriut paralajmëron se do të vazhdojë me lirimin e të gjitha hapësirave që pengojnë lëvizjen e lirë dhe rrezikojnë qytetarët, teksa iu bën thirrje afaristëve të ndjekin procedurat ligjore për shfrytëzimin e hapësirave aty ku nuk pengojnë lëvizjen e qytetarëve.

“Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin me qeverisjen lokale dhe njëherësh  inkurajojmë që për çdo parregullsi që shohin në qytet, të informojnë organet komunale”, përfundon njoftimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024