“Liria të ruhet si sytë e ballit”, “12 qershori është Rilindja e Kosovës”, qytetarët festojnë Ditën e Çlirimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

 “E kujtoj pikërisht ditën e sotit të vitit 99, kur nëpër Prishtinë ende janë sorollatur në ikje forcat barbare serbe”, “12 qershori është Rilindja e Kosovës”, “Gjaku i tyre është liria e sotit që ne e gëzojmë”, “Është interesante me qenë këtu, me i dëgjuar fjalimet të mira për njerëzit që kanë dhënë jetën që ne të jemi këtu”, “Duhet ta ruajmë lirinë më shumë se dritën e syrit”. Këto fjalë ishin më të paktat që mund t’i thoshin qytetarët e Kosovës në 25 vjetorin e Çlirimit  të Kosovës.

E sot çdo cep i shesheve të kryeqytetit ishte i stërmbushur me qytetarë, të cilët kishin dalë për ta përjetuar edhe njëherë ndjenjën e çlirimit, që e kishin pasur para 25 viteve.

Qytetari Remzi Fetahu, të cilit ende iu parafytyronte kjo ditë para 25 viteve, kujton se si kanë ikur forcat serbe nga Prishtina.

Sipas tij, 12 qershori është dita e “Rilindjes së Kosovës”.

Ndërsa, Leutrim Berisha, i cili kishte ardhur nga Peja për ta përcjellë ceremoninë shtetërore, ka shtuar se në mënyrë që të bëhet Kosova anëtare e NATO-s, duhet të ketë më shumë përforcime në Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës.

Qytetari tjetër Haxhi Gashi, shpreh më të mirat për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, si dhe për shtetet që kanë ndihmuar, ndërsa për ato shtete që nuk e dëshirojnë Kosovën, sipas tij nuk i intereson askujt.

Po ashtu, Bora Bellopoja nxënëse në klasën e tetë në shkollën “Faik Konica”, ka theksuar se është një ndjenjë interesante për të dëgjuar fjalimet më të mira për njerëzit që kanë dhënë jetën që rinia e Kosovës të jetojë lirshëm sot.

E për fund, vëllai i dëshmorit, Habib Zeka, Isa Zeka në mesazhin e tij për qytetarët e Kosovës ka potencuar se kjo liri duhet të ruhet më shumë se “drita e syrit”.

Me rastin e 25-së vjetorit të çlirimit të Kosovës, sot, në ora 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, organizohet koncert festiv publik në nder të 25-vjetorit të Çlirimit. /A. Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024