Liria nuk do të shuhet, 7 aksionarë marrin drejtimin e klubit prizrenas
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Pasi përjetoi një sezon zhgënjyes në Superligë duke rënë menjëherë në Ligën e Parë, tek klubi futbollistik Liria po ndodhin ndryshime të mëdha. Pas dorëheqjes së ish-pronarit Rahman Kiçe, drejtimin e klubit e kanë marrë shtatë aksionarë të rinj me në krye Valon Osmanin i cili është zgjedhur kryetar i Lirisë.

Osmani ka folur në një intervistë për KosovaPress ku ka zbuluar planin e tij për ringjalljen e Lirisë ku ka thënë se si qëllim kryesor e ka stabilizimin e klubit në aspektin financiar.

“Qëllimi ynë është të arrijmë t’ia kthejmë klubit atë harmoninë, atë emrin e madh që e ka Liria dhe normal që stabiliteti ynë do të jetë buxheti vjetor. Ne veç se e kemi planifikuar buxhetin vjetor, i kemi planifikuar shpenzimet mujore dhe vjetore që Liria ta këtë një stabilitet të pagave dhe të gjitha shpenzimeve...Këtë vit Liria do ta ketë një stabilitet të mirë dhe të gjitha gjërat do të ecin sipas kohës, kontratat, prandaj lojtarët e kanë parë që i kemi bërë kontratat, parapagimet dhe të gjitha janë duke shkuar siç duhet”, tha fillimisht Osmani.

Pas ardhjes së pronarëve të rinj, Liria deri më tani ka bërë tetë përforcime, por Osmani ka zbuluar se janë në bisedime edhe me dy lojtarë nga Nigeria.

Ndërsa në aspektin sportiv, objektivi i madh është rikthimi i menjëhershëm në Superligën e Kosovës në futboll.

Në fund, i pari i KF Lirisë kishte edhe një mesazh për tifzët të cilët njihen si “Arpagjikët”

Osmani kërkoi gjithashtu edhe investime në renovimin e stadiumit “Përparim Thaçi” nga ana e Komunës së Prizrenit si dhe Ministria e Sportit./A.Bytyçi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024