Limaj: I vetmi prodhim që iu dha Kosovës nga Qeveria janë shpifjet e mashtrimet
Lexohet për: 2 min.
455771064_2196060707434874_1407421174444850702_n
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se zgjedhjet janë moment i mirë që ata që kanë qenë në qeveri të japin llogari për gjithë punën që kanë bërë për katër vite dhe ku është vendi ynë pas katër viteve.

Limaj në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, theksoi se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë t’i kthehet normalitetit, pasi tash e katër vite ka stagnuar në të gjitha drejtimet.

Sipas tij, kjo qeveri ka prishur e dëmtuar imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Limaj dha edhe arsyet pse nuk kishte investitorë të huaj. E në planin e brendshëm ekonomik, tha se investimet kapitale nuk janë investuar, bizneset kanë qenë në gjendje të rëndë, shporta familjare është ngritur por jo edhe pagat.

“I ka befasuar ardhja në pushtet ata vet, ata kanë treguar tash e katër vite që asnjëherë nuk kanë pas një plan zhvillimor për vendin e tyre, ata nuk kanë pas ide zhvillimore  për vendin e tyre. Ata në fakt as nuk dinë e as nuk guxojnë të marrin vendime. Për të shkuar më tutje dhe për të reaguar gjendjen alarmante tregojnë kontratat njëburimore. Kosova qeveriset ekonomikisht me kontrata njëburimore që janë antiligjore, janë korruptime dhe seleksionuese për ekonominë kosovare...i vetmi prodhim që i jepet Kosovës tash e katër vite është populizmi, llafet, muhabetet shpifjet mashtrimet të cilat polarizojnë shoqërinë e Kosovës”, tha ai.

Ai shtoi se më 9 shkurt duhet të vendoset për të ardhëm jo tonën por për fëmijët tonë, duke kërkuar llogari por pa urrejtje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024