Liga e Kombeve, spikat derbi mes Gjermanisë dhe Anglisë
Lexohet për: 1 min.
1-Liga e Kombeve
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kualifikimet në Ligën e Kombeve vazhdojnë edhe sot, ku kemi disa ndeshje tejet interesante të vlefshme këto për xhiron e dytë të fazës së grupeve.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm zhvillohet nga ora 18:00, ku Kombëtarja e Finlandës pret në shtëpi atë të Malit të Zi, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohen pesë ndeshje tejet interesante, ku spikat ajo mes Gjermanisë dhe Anglisë.

Po ashtu, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja mes Italisë dhe Hungarisë, ku të dy këto kombëtare gjenden në të njëjtin grup me Gjermaninë dhe Anglinë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kombeve e gjeni më poshtë.

Liga A Grupi 3

20:45 Gjermania – Anglia

20:45 Italia – Hungaria

Liga B Grupi 3

18:00 Finlanda – Mali i Zi

20:45 Bosnja dhe Hercegovina – Rumania

Liga C Grupi 1

20:45 Ishujt Faroe – Luksemburgu

20:45 Lituania – Turqia

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025