Liga e Kombeve/Skocia pret në shtëpi Ukrainën
Lexohet për: 1 min.
2-Liga e Kkombeve
2 vite më parë
Linku u kopjua

Liga e Kombeve i rikthehet sot aksionit, ku në programin e sotëm do të zhvillohet vetëm një ndeshje interesante.

Me fillim nga ora 20:45, stadiumi “Hampden Park” në Glasgow do të jetë nikoqir i përballjes mes Kombëtares së Skocisë dhe asaj të Ukrainës, përcjell KosovaPress.

Të dy këto kombëtare pozicionohen në Grupin 1 të këtyre kualifikimeve së bashku me Irlandën dhe Armeninë.

Momentalisht, pas tre ndeshjeve të zhvilluara vendin e parë në grup e zë Ukraina me shtatë pikë, një më shumë se kundërshtari i sotëm, Skocia, që renditet në vendin e dytë.

Takimi i fundit mes Skocisë dhe Ukrainës daton në qershor të këtij viti, ku asokohe Ukraina shënoi fitore me rezultat 3:1 për të eliminuar Skocinë nga kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

20:45 Skocia – Ukraina stadiumi (Hampden Park)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025