Liga e Kombeve, Anglia trondit Greqinë për vendin e parë në grup
Sport
Lexohet për: 1 min.
Angli Greqi
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Anglisë shënuan fitore dërrmuese ndaj Greqisë sonte në udhëtim në kuadër të Ligës së Kombeve Grupi B2.

Anglezët ishin më të mirë në shumicën e kohës së ndeshjes dhe në fund triumfuan me rezultatin 3:0.

Watkins solli mysafirët në epërsi në minutën e 7-të pas asistimit të Madueke. Në pjesën e dytë Anglia shënoi edhe një herë kësaj radhe përmes autogolit të Vlachodimos në minutën e 78-të.

Epilogun prej 3:0 e vendosi Jones shtatë minuta para përfundimit të takimit, pas asistimit të Gibbs-White.

Pas fitores së Athinë, Anglia merr kreun e tabelës me 12 pikë nga 5 ndeshje të zhvilluara, po aq sa ka edhe Greqia e dyta, por me gol-diferencë më të dobët. Pasojnë Irlanda me gjashtë pikë dhe Finlanda pa asnjë pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024