Liga e Evropës: Katër ndeshje, tre kartonë të kuq e 15 gola të shënuar
Kanë përfunduar katër ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në Ligën e Evropës, të cilat u karakterizuan me plot gola, kartonë të kuq e rezultate interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “De Kuip”, Feyenoordi ka barazuar 1:1 me Romën, raporton KosovaPress.
Për vendasit golashënues ishte Igor Paixao (minuta e 45+1’), kurse te Roma heroi ishte Romelu Lukaku i cili barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 67’.
Ndërkaq, fitore sot regjistruan Galatasarat dhe Sporting CP.
Gjiganti turk e mposhti 3:2 Sparta Prague, ndeshje kjo e cila përveç golave solli edhe dy kartonë të kuq. Nelsson (minuta e 62’) dhe Rynes (minuta e 80’) u ndëshkuan me të kuq.
Sporting CP e mposhti si mysafir 3:1 skuadrën zvicerane, Young Boys. Edhe në këtë ndeshje kishte karton të kuq, ku në minutën e 89’ Camara i vendasve ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, që e përjashtoi atë nga loja.
Rezultatet finale të katër ndeshjeve që u zhvilluan në Ligën e Evropës:
Feyenoord 1:1 Roma
Shakhtar Donetsk 2:2 Marseille
Young Boys 1:3 Sporting CP
Galatasaray 3:2 Sparta Prague