Liam Payne pësoi aksidentalisht, thonë autoritetet argjentinase
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Liam Payne pësoi aksidentalisht, thonë autoritetet argjentinase
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Tri javë pas vdekjes tragjike të Liam Payne, zyrtarët në Argjentinë kanë konfirmuar se ishte një vdekje aksidentale dhe se këngëtari nuk kreu vetëvrasje.

Ish-ylli i One Direction vdiq nga plagët e shumta pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të dhomës së tij të hotelit në Buenos Aires më 16 tetor.

Një autopsi nuk zbuloi shenja të vetëlëndimit ose sulmit fizik. Megjithatë, tre persona janë akuzuar për neglizhencë, furnizim me substanca dhe mundësimin e përdorimit të drogës, por asnjëri prej tyre nuk është arrestuar.

Sipas El Mundo, Prokuroria Kombëtare Penale dhe Korrektuese deklaroi se “në kuadër të hetimit për vdekjen e Liam Payne, u zbulua sjellje e paligjshme, duke rezultuar në akuzën e tre personave për krimet e braktisjes së një personi të rrezikuar nga vdekja, furnizimi dhe lehtësimi i lëndëve narkotike”.

Testet toksikologjike treguan se ish-anëtari i One Direction kishte prova të alkoolit, kokainës dhe një antidepresant me recetë në sistemin e tij, i cili ishte i pranishëm të paktën 72 orë para vdekjes së tij.

Raportet konfirmuan gjithashtu se Payne nuk ndërmori asnjë veprim mbrojtës gjatë rënies, duke sugjeruar se ai mund të ketë qenë pa ndjenja ose gjysmë i vetëdijshëm në atë kohë. Kjo bëri që hetuesit të arrinin në përfundimin se rënia e tij nuk ishte e qëllimshme apo e vullnetshme, pasi ai nuk ishte në dijeni të veprimeve të tij për shkak të gjendjes së tij.

El Mundo raporton se një nga individët e akuzuar ishte me Liam Payne gjatë kohës së tij në Buenos Aires. Një tjetër është punonjës i hotelit dhe i treti është cilësuar si furnizues droge.

Një gazetare lokale, Paula Varela pretendoi se policia gjeti pamjet që tregonin  Payne duke rënë nga ballkoni, por sipas saj, autoritetet kanë vendosur të mos i publikojnë, sipas Irish Star.

Pas hetimit, trupi i Payne u lirua nga autoritetet argjentinase dhe u transferua në Britani të Madhe për funeralin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024