Lezhë, sekuestrohet armë, drogë e municion luftarak, arrestohen dy persona
Lexohet për: 1 min.
319820135_696112175421880_4551783278592571906_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një 30-vjeçar u arrestua në Lezhë për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", ndërsa një 32-vjeçar për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Policia e Shtetit sot bëri të ditur se u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 20-vjeçar, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se duke pasur dijeni për veprimtaritë kriminale të shtetasve të arrestuar, nuk ka treguar.

Gjithashtu, automjeti me të cilin udhëtonin të tre shtetasit, ishte në pronësi të një të afërmi të tij.

Në cilësinë e proves materiale, sipas Policisë, u sekuestrua një armë zjarri, pistoletë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe dy automjete.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.”, informoi Policia e Shtetit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025