Lexuesit e KosovaPress-it zgjedhin favoritin e finales Argjentinë-Francë
Lexohet për: 1 min.
mbappe messi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Vetëm edhe dy orë kanë mbetur deri tek fillimi i finales së madhe të Kampionatit Botëror të futbollit.

Në Katar do të ballafaqohen Franca dhe Argjentina, një sfidë që premton spektakël brenda 90 minutave, e mbase as ato nuk do të mjaftojnë për titullin e më të mirit në botë, raporton KosovaPress.

Të dy këto kombëtare kanë një numër jashtëzakonisht ta tifozëve nëpër botë, dhe parashikimet për këtë ndeshje janë nga më të ndryshmet, gjithmonë duke pasur në mendje kualitetet e shumta që secila skuadër ka brenda saj.

Në anketën e realizuar online nga Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”, lexuesit kanë votuar Argjentinën si skuadër që do të kurorëzohet me titullin e më të mirit në botë.

Në anketën në të cilën morën pjesë 237 persona, 186, ose 57% prej tyre kanë votuar për Argjentinën, kurse 141, ose 43% e shohin Francën se fituese të kësaj ndeshje dhe rrjedhimisht si mbrojtëse e këtij trofeu.

Ndeshja ndërmjet Argjentinës dhe Francës do të zhvillohet sot me fillim nga ora 16:?00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025