Lëvizjet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit, Kurti: Janë nën vëzhgimin tonë dhe NATO-s
Lexohet për: 1 min.
foto-ushtria-
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se lëvizjet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me vendin tonë janë duke i përcjellë me vëmendje dhe nën vëzhgim.

Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt me të  vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, siç është NATO dhe KFOR-i.  Ai sërish foli edhe për zgjedhjet e parakohshme.

“Së pari kur ka situata të tilla kur mund të cenohet siguria meqenëse automjetet ushtarake ofrohen vetëm disa metra larg kufirit, ne përcjellim me vëmendje se a mos po synojnë ta kalojën kufirin, Janë në komunikim të vazhdueshëm MPB, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, d.m.th gjithçka është në vëzhgim dhe në gjendje përgatitore e gatishmërie për çfarëdo befasie që mund të na ndodhë, në ndërkohë natyrisht që këto institucione diskutojnë, njoftojnë edhe partneret tanë ndërkombëtar, edhe KFOR-in, EULEX-in, por edhe NATO-n e BE më lartë. ”, tha Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024