Letonia do të bllokojë kanalet televizive të regjistruara në Rusi
Lexohet për: 1 min.
y43y34y43
2 vite më parë
Linku u kopjua

Letonia do të bllokojë të gjitha kanalet televizive të regjistruara në Rusi ndërsa më herët u urdhërua bllokimi i disa televizioneve shtetërorë rusë, njoftoi sot kreu i këshillit kombëtar të masmedias elektronike (NEPLP), Ivars Abolins.

“Gjithsej, 80 transmetues televizivë do të preken nga bllokimi, për të cilin Abolins tha se do të hynte në fuqi të enjten”, njoftoi agjencia e lajmeve “Leta”.

Sipas Abolin, ndalimi i transmetimeve të të gjitha kanaleve televizive ruse bazohet në një ndryshim në ligjin që mbulon masmedian elektronike.

“Ky ndryshim ndalon transmetimin e kanaleve televizive të regjistruara në një vend që kërcënon integritetin dhe pavarësinë e një vendi tjetër”, tha ai.

Blloku do të mbajë të njëjtin qëndrim derisa Rusia t’i japë fund luftës së saj kundër Ukrainës dhe të kthejë Gadishullin e Krimesë që aneksoi në 2014 në Ukrainë.

Pas pushtimit rus në fund të shkurtit, Letonia bllokoi një numër transmetuesish në gjuhën ruse. NEPLP tha se qëllimi i këtij vendimi ishte të parandalonte kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare të republikës baltike, e cila ka një pakicë të madhe ruse./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025