Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës u pensionua nga futbolli në nëntor të vitit 2020.
Por ai do të jetojë gjatë në kujtesën e tifozëve në mbarë botën, kryesisht për natyrën e tij të ashpër dhe stilin luftarak në fushë.
Kur ai kaloi te Barcelona pas aventurës së tij me Liverpoolin, ai u bë një nga qendërmbrojtësit më të mirë dhe më të qetë në Evropë, ndërsa u largua nga “Camp Nou” në vitin 2018, përcjell KosovaPress.
Megjithatë, nëse do t'i kërkoje një tifozi të përcaktojë momentin e tij të vetëm më ikonik në karrierë, ndoshta nuk do të ishte ngritja e Ligës së Kampionëve ose arritja në një finale të Kupës së Botës me Argjentinën.
Pasi që në atë kohë, në kohën e rregullt ndeshja përfundoi 0:0, në vazhdime, Robben u vërsul në një kundërsulm, ku hyri brenda zonës së 16-metërshit ku edhe shihej se ishte shumë pranë golit, që do të rezultonte i fitores.
Sidoqoftë, Mascherano bëri një super ndërhyrje në momentet e fundit, duke ia mohuar golin Robbenit, ndërhyrje e cila cilësohet si heroike, por për të cilën iu desh argjentinasit të sakrifikonte shumë.
“Mendova se kisha rrëshqitur, mendova se nuk do t'ia dilja, por në atë lëvizje e kam shqyer anusin, dhimbja… ishte e tmerrshme,” tha ai.
Videon e ndërhyrjes e gjeni më poshtë .