Lëndimi nuk ja lë shenjë, Rrahmani rikthehet me gol te Rapid Bucuresti (VIDEO)
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Rikthimin nga lëndimi që e kishte, Albion Rrahmani e shënoi me gol.

Ylli kosovar pësoi frakturë në kyçin e këmbës gjatë kohës kur ishte në detyrë me Kombëtaren e Kosovës, respektivisht më 12 tetor kundër Andorras, dhe që nga ajo kohë nuk kishte bërë asnjë paraqitje për Rapid Bucurestin, raporton KosovaPress.

Në ndeshjen e parë që nga rikthimi prej lëndimit, Rrahmani shënoi gol nga penalltia për Rapidin, në miqësoren kundër Sakaryaspor që përfundoi pa fitues 3:3.

Rrahmani shënoi nga penalltia në minutën e 82’ për ta barazuar rezultatin në 2:2.

Golin e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024