Senegali do të përdorë “mjekët shtriga” për ta shëruar lëndimin aktual të Sadio Manes vetëm që ky i fundit të rikuperohet në kohë për të qenë i përfshirë me kombëtaren në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Mane pritet që të përfshihet në listën e 26 lojtarëve të Senegalit për në Botërorin “Katar 2022” pavarësisht lëndimit që e pësoi këtë javë, ka thënë sekretarja e përgjithshme senegaleze e FIFA-s.
“Ne do të përdorim mjekë shtriga. Nuk e di nëse ata do të kenë efekt, por në këtë rast, ne do t’i përdorim ata. Ne po shpresojmë në mrekulli. Ai duhet të jetë aty”, tha Samoura për “Europe 1”.
Mane, i cili përfundoi në vendin e dytë këtë vit në ranglistën e Topit të Artë pas Karim Benzemas, u zëvendësua vetëm pas 20 minutave lojë kundër Werder Bremenit, gjë kjo që ka përhapur frikë për gatishmërinë e tij për në Katar, ku kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë deri në fillim të Kupës së Botës.