Lëndimi i frikshëm i yllit të Barcelonës
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

FC Barcelona fitoi 5:2 në Ligën e Kampionëve ndaj Yllit të Kuq të Beogradit. Por për një nga yjet e katalanasve, udhëtimi në kryeqytetin serb ishte i dhimbshëm.

Pas një ore lojë, Pau Cubarsi duhej të zëvendësohej me plagë në fytyrë. Qendërmbrojtësi kishte marrë më parë një goditje në kokë nga mbrojtësi i Beogradit, Uros Spajic.

Ndërsa Spajiç u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri për goditjen e tij, pasojat për Cubarsin ishin dukshëm më të këqija. Trajneri Hansi Flick shpjegoi pas ndeshjes: se lojtarit iu bënë dhjetë qepje në fytyrën e tij, përcjellë KosovaPress.

Megjithatë, trajneri gjerman siguroi se Pau Cubarsi është mirë.

https://www.youtube.com/shorts/zvdsJcoiRrE
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024