“Lëmshi” i krijuar në grupin D të Ligës së Kampionëve
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Nuk ishte parashikuar aspak që të ishte kështu, por grupi D i Ligës së Kampionëve doli të ishte më i vështiri, së paku nga ajo që tregon situata brenda këtij grupi tashmë kur ka mbetur vetëm edhe rrethi i fundit i ndeshjeve për t’u zhvilluar në këtë fazë.

Në fakt, katër skuadra që e përbëjnë këtë grup kanë edhe më tutje gjasa që të kualifikohen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, përcjellë KosovaPress.

Dy skuadrat që e kryesojnë këtë grup barazuan në rrethin e pestë me rezultat 1-1, kurse Frankfurti e mposhti Marsejën me rezultat 2-1.

Vendin e parë e mban Tottenhami me 8 pikë, i ndjekur nga Sportingu dhe Frankfurti me nga 7 sosh, kurse Marseja ka gjashtë pikë në vendin e katërt.

Në rrethin e fundit të ndeshjeve të këtij grupi do të ballafaqohen: Marsejë-Tottenham dhe Sporting-Eintracht Frankfurt.

Pra, gjithçka sa i përket se cilat skuadra do të vazhdojnë tutje, do të mësohet pas ndeshjeve të rrethit final.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024