Drejtuesit të automjetit që zhvilloi shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar i shqiptohet gjobë dhe i ndalohet drejtimi i automjetit në territorin e Republikës së Kosovës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë ka identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 146 km/h.
Njoftimi i plotë:
Gjakovë 29 nëntor 2022
Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor.