“Legends Stage”, çdo gjë që duhet të dini për ndeshjen e radhës së “BNE”
Lexohet për: 1 min.
6-BNE
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pasi që “Liquid”, “Bad News Eagles” dhe “Imperial” siguruan fitore në raundin e fundit dhe përmbyllën listën e ekipeve të “Legends Stage”, tani janë caktuar ndeshjet hapëse të fazës së dytë të PGL Major në Antwerp.

Pas fitores mbrëmë kundër “MIBR”, “BNE” siguroi kualifikimin tutje në fazën e 16 skuadrave më të mira botërore, ku tani edhe e ka mësuar kundërshtarin e radhës, përcjell KosovaPress.

Tani, ekipi kosovar do të përballet me skuadrën e “Copenhagen Flames” ku do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë pasi që danezët renditen në vendin e 14 në ranglistën e “HLTV”.

“Copenhagen Flames” ka 195 pikë në këtë ranglistë, kurse “BNE” që zë vendin e 26 momentalisht ka 85 pikë.

Ndeshja mes “Copenhagen Flames” dhe “Bad News Eagles” do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 12:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025