LDK, votimi i fshehtë vendos për fatin e Abdixhikut
Dëgjoje me zë...
LDK, votimi i fshehtë vendos për fatin e Abdixhikut
Kanë përfunduar diskutimet (debatet) në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së ku pritet të vendoset me votë nëse do t’i besojnë delegatët Lumir Abdixhikut të vazhdojë në karrigen e kryetarit apo jo.
KosovaPress mëson se pas 20 minutave do të nis procesi i votimit për votëbesim.
Sipas burimeve brenda Kuvendit, shumica e Grupit Punues në këtë kuvend, ka vendos që procesi i votimit të shkojë me votim të fshehtë.
Derisa delegatëve iu është prezantuar letra “A e pranoni dorëheqjen e Lumir Abdixhikut - Po, Jo.”
Derisa është kërkuar për unitet në këtë parti gjatë diskutimeve, mësohet se Hykmete Bajrami të ketë thënë se rezultati i dobët në zgjedhjet e fundit e vë në dyshim këtë.
Bajrami ka deklaruar se, “Çfarë uniteti mund të ketë në parti me 13 për qind të votave në zgjedhjet e fundit”.
Kuvendi po vazhdon punimet, 302 delegatë janë prezent për votim për apo kundër dorëheqjes së Abdixhikut.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.