LDK: Qeveria të reflektojë dhe ta tërheq Projektbuxhetin për një rialokim komplet tjetër
Lexohet për: 2 min.
hykmete bajramii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të Projketbuxhetit 2024 ka paraqitur para deputetëve raportin e Komisionit me 64 amendamentet e propozuara kryesisht nga deputetët e opozitës, e të cilat sipas tij nuk kanë marrë përkrahjen e Komisionit.

Në seancën e Kuvendit tw Kosovës këtë seancë deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami tha se pas disa ngjarjeve që kanë ndodhur, Qeveria është dashur të reflektojë dhe ta tërheq ligjin e buxhetit, duke shtuar që duhet të kthehet në rialokim komplet tjetër, e që sipas saj ky ligj të shkojë në lexim të tretë.

Ajo shtoi po ashtu se rezultatet e dobëta në testin PISA, duhet të jenë alarm për qeverinë. Sipas saj në krahasim me vitet e kaluara, Kosova nuk ka shënuar arritje në këtë drejtim.

Mes tjerash, ajo tha se sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit 33 për qind e shkollova në vend dhe 77 për qind të paraleleve nuk i përmbushin kushtet për të mbajtur mësim sipas kritereve ligjore që janë në fuqi.

Seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtim të dytë të Projektbuxhetit 2024 në vlerë mbi 3.3 miliardë euro, nisi me një orë vonesë.  /E.Krasniqi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025