LDK: Qeveria e ka shkelur katër herë Kushtetutën
Lexohet për: 2 min.
LDK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se për tri vjet qeverisje partia në pushtet e ka shkelur katër herë Kushtetutën.

Sipas LDK-së, shkeljet tregojnë mospërkushtimin e Qeverisë Kurti për shtetin e së drejtës.

“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 4 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës. Më poshtë janë disa nga shkeljet kushtetuese që i kanë bërë ministrat e qeverisë aktuale”, ka shkruar LDK.

LDK ka thënë se shkelja e parë e kësaj qeverie ishte kur ministrja Nagavci kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim.

Pas kësaj, sipas LDK-së, Ligji për Këshillin Prokurorial i cili u hartua nga ministrja Albulena Haxhiu paraqet shkeljen e dyte kushtetuese, ndërsa një tjetër sipas tyre është pezullimi i vendimeve të Komunës së Prishtinës.

Sipas LDK-së, shkelja e katërt që Qeveria Kurti e ka bërë është shkarkimi i tetë anëtarëve të bordit të RTK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025