Anëtari i kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka kërkuar nga sistemi i drejtësisë të kryejë punën e vet dhe të mos ketë ndikime nga sulmet sistematike të pushtetit sa i përket aktakuzës ndaj ish drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.
Derisa ka thënë se bashkë me ish ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj bëheshin pazare në dëm të KEK-ut e qytetarëve.
Mes tjerash, Azemi ka thënë se ndërprerja e bllokut A5 Termocentralin “Kosova A” i ka kushtuar Kosovës rreth një milionë euro në ditë duke blerë rrymë, të cilën sipas tij, e ndërmjetësonte njeriu tjetër i pushtetit, ambasadori Berishaj.
Ndërsa, Azemi ka folur edhe për ndërprerjen e bllokut A5 në Termocentralin “Kosova A” i cili sipas tij, i ka kushtuar rreth një milion euro në ditë vendit.
Ndërkaq, ai ka thënë se mbrojtja e tyre nga pushteti, i bën ata autorë e përgjegjës për krejt këtë strukturë.
Ndërsa në fund, ai është shprehur se presin që më 9 shkurt të bie ky pushtet sipas tij popullist e i dëmshëm i vendit.