Të dielën, më datë 19 nëntor 2023, në orën 14:00 mbahet Kuvendi i dhjetë Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Në garë për kryetar të partisë janë kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Faton Bislimi.Sipas tij, LDK nuk rritet e ringrihet duke anashkaluar, përjashtuar, e përbuzur, por duke përbashkuar, respektuar, e mirënjohur secilin që ndanë besimin për të.
“Statuti është i qartë në çështjen e zgjedhjes së kryetarit të LDK-së. Ju e dini se mandati i kryetarit aktual ka skaduar edhe kryetari i aktual është i gatshëm të rikandidojë dhe një kandidaturë, siç është e imja, do të duhej të vendoseshin në kutinë e fshehtë siç e përcakton statuti nga 355 delegatët e LDK-së në ditën e Kuvendit zgjedhor”, ka pohuar Bislimi.
Abdixhiku para pak ditësh ka publikuar një këngë me videoklip, përmes të cilës thotë se “Rruga e re e LDK-së po nis”.
“Në po të njëjtën ditë, në ngjarjen vijuese, thërras anëtarësinë tonë në ngjarjen e madhe të Konventës Programore “Rruga e Re”. Le të ketë festë! Le të ringrihemi si një”, kishte thënë ai.