Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës se me kontratat njëburimore ka bërë masakër financiare, pas ato janë bërë mekanizëm për hajnin e pushtetit. Ata në një konferencë për media, thanë se për tri vite, Qeveria ka dhënë 781 tender me negocim të drejtpërdrejt, vlera e të cilit është plotë 209 milionë euro..
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besjan Mustafa tha se negocimi i tenderëve bëhet sy me sy në mes zyrtarëve të ministrive dhe me përfaqësues të kompanive që ata zgjedhin. Ai shtoi se LDK ka kërkuar të enjten një seancë të jashtëzakonshme për kontratat e negociushme dhe pa tenderim por të zënë ngushtë dhe të paaftë për t’u ballafaquar me këtë çështje, deputetët dhe ministrat e Lëvizjes Vetëvendosje, e lëshuan sallën. Mustafa ka përmendur disa nga ministritë për vitin 2021-2004 për tenderët me negocim të drejtpërdrejt. Ai ka ftuar prokurorinë e shtetit të hetojë të gjitha këto raste nëpër ministri.