LDK: Kërkimi i listave të grevistëve nga qeveria është kërcënim dhe dënim financiar
Lexohet për: 4 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua
Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon që Qeveria e Kosovës të ndal presionin mbi mësimdhënësit dhe punëtorët e sektorit publik të cilët nga dje kanë hyrë në grevë.
Përmes një konference për medie, kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku Sadriu kërkesën e listave të grevistëve nga Qeveria e Kosovës e ka quajtur kërcënim dhe dënim financiar për grevistët në vend që të ofrojë zgjidhje.
“Për të shprehur shqetësimin tonë lidhur me qasjen që ka qeveria e Kosovës ndaj grevistëve në sektorin publik me theks për punëtorët e arsimit. Dje BSPK ka nis grevën e përgjithshme në sektorin publik në vend, kurse menjëherë pas qeveria ka bërë kërkesën për të kërkuar listat e punonjësve të arsimit publik të cilët janë të përfshirë në grevë për t’i pezulluar nga lista e pagave duke fyer integritetin dhe dinjitetin e tyre. Ndër të tjerash duke thyer rëndë integritetin e një të drejte të cilët punonjësit e kanë me legjislacionin e vendit tonë por sigurohet me konventa ndërkombëtare...01’35Pra ata me plotë të drejtë në krizën më të madhe ekonomike kërkojnë dialog për dinjitet dhe për të përballuar këtë krizë, ndërsa Qeveria e Kosovës në vend që të dialogoj dhe të gjejë një zgjidhje ajo ka zgjedh kërcënimin dhe dënimin financiar për mësimdhënësit dhe sektorin publik në kohën kur kriza në vend po thellohet pikërisht nga mosveprimi i kësaj qeverie”, tha ajo.
Sipas Lushakut kërkimi i listave të grevistëve është goditje e ulët nga ana e ekzekutivit dhe nuk ka mbështetje ligjore.
Kryetarja eForumit të Gruas në LDK tha se kjo parti kërkon të ndalet presioni mësimdhënësve dhe të bëhet zgjidhje për kërkesat e tyre.
“Kjo mënyrë përveçse është presion dhe frikësim i drejtpërdrejtë është edhe cenim i demokracisë së vendit tonë, është praktikë tipike e autokratëve për të heshtur kërkesat dhe pakënaqësitë e qeverisjes së tij. Krejt kjo po ndodh në kohën kur mësimdhënësit dhe nxënësit si çdo qytetar tjetër po përballen me krizën ekonomike... Kjo qeveri në vend që të menaxhojë krizat të cilat e kanë prekur vendin dhe arsimin, ajo po krijon krizë të re që është ajo vetë arsimi. LDK kërkon me këtë rast që të ndalet menjëherë presioni ndaj mësimdhënësve dhe të gjendet një zgjidhje e drejtë për kërkesat e adresuara. Punonjësit e arsimit meritojnë trajtim më të dinjitetshëm të kërkesave të tyre dhe dialog i mirëfilltë dhe i arsyeshëm dhe përkrahje qeveritare”, theksoi Lushaku.
Ajo shpreson që viti shkollor të nis më 1 shtator, pa presion karshi prindërve dhe mësimdhënësve.
“Ne fuqishëm besojmë që viti shkollor duhet të filloj me 1 shtator, pa presion mbi nxënësit, pa presion mbi mësimdhënësit dhe prindërit. Jemi kundër gjuhës konflikuoze të kërcënimit dhe të krijuar nga kjo qeveri kundrejt mësimdhënësve” , dekaloi Lushaku.
Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku tha se MASHTI nuk ka siguruar ngrohjen për shkollat në Kosovës për çka rrezikohet edhe mbarëvajtja e mësimit gjatë dimrit.
Nga dje ka nisur greva e përgjithshme në administratën publike në vend, e nga Ministria e Financave kanë kërkuar listën e punëtorëve që kanë marr pjesë në grevë. Kjo ngjalli reagime të shumta qoftë nga opozita por edhe shoqëria civile.