LDK dhe AAK kërkojnë dorëheqjen e Kurtit, për të shkuar në zgjedhje
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, Kurti nuk mund t'i ikë përgjegjësisë për keqqeverisje duke shpërbërë Kuvendin.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, dy shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së, akuzuan mazhorancën për bllokim të jetës parlamentare, pasi sipas tyre nuk ia vazhduan mandatin edhe për tre muaj komisionit hetimor për rezervat shtetërore.

Krahas kësaj, Arben Gashi dhe Besnik Tahiri, njoftuan se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të javën e ardhshme, ku pritet të diakutohet për tre vite punë të qeverisë Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024