Lazio pëson nga Juventus me autogol 5 minuta para përfundimit të ndeshjes
Lexohet për: 1 min.
Lazio pëson nga Juventus me autogol 5 minuta para përfundimit të ndeshjes
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Juventus ka shënuar sonte fitore dramatike në përballje me rivalin Lazio me rezultatin 1:0, duke iu falënderuar autogolit të Mario Gila pesë minuta para përfundimit të takimit.

Ndeshja në stadiumin “Allianz” të Torinos nuk nisi mbarë për skuadrën romake, e cila mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi mbrojtësi Alessio Romagnoli u ndëshkua me karton të kuq pas shikimit të VAR-it qysh në minutën e 24-të.

Lazio megjithatë nuk u dorëzua përballë sulmeve të Juventus në kërkim të fitores së vështirë në finish të takimit për tri pikë të reja që barazojnë torinezët në krye të tabelës me Napolin me 16 pikë, por me një ndeshje më pak, të cilën skuadra napolitane do ta zhvillojë nesër në udhëtim kundër Empoli.

Skuadra Juventus është e vetmja që ende nuk ka pësuar humbje pas tetë xhirosh në Serie A, ndërsa për Lazion në vendin e pestë kjo ishte humbja e tretë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025