Lautaro-Interit: Dua 10 milionë euro në vit
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, ka kërkuar një pagë prej 10 milionë eurove në vit për të vazhduar kontratën e tij, ndërsa “Nerazzurrët” kanë ofruar 8 milionë euro plus shtesa.

Lautaro Martinez dhe Inter kanë qenë në bisedime për një marrëveshje të re për disa muaj dhe edhe nëse të dy palët janë të sigurta për arritjen e një marrëveshjeje së shpejti, ka ende një hendek midis propozimit të klubit dhe kërkesave të sulmuesit.

Sipas “Gazzetta”, Interi i ka ofruar Lautaros një kontratë të re me 8 milionë euro në vit plus shtesa, ndërsa kapiteni kërkon 10 milionë euro në vit, përcjellë KosovaPress.

Bisedimet do të vazhdojnë në javët e ardhshme, dhe se takimi i radhës mund të zhvillohet në Madrid në mars, kur Interi do të vizitojë Atletico Madridin në ndeshjen e dytë të fazës së 1/16-të të Ligës së Kampionëve.

Kontrata e Martinezit në “Meazza” skadon në qershor të vitit 2026 dhe “Nerazzurrët” e vlerësojnë atë në 150 milionë euro.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
154
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024