Fituesi i çmimit Nobel nderohet nga UP me titullin “Doctor Honoris Causa”
Lexohet për: 3 min.
honoris-causa-050523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mbajti ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për laureatin e çmimit Nobel, Dan Shechtman.

Me këtë rast, profesori Dan Shechtman deklaroi se puna e profesorëve është që të inkurajojnë studentët që të bëhen profesionistë të mirë dhe të kontribuojnë në shoqëri.

Duke folur për shkencën, ai tha se shkenca përparon në dy mënyra, njëra mënyrë është revolucioni dhe tjetra evolucioni. Shechtman potencoi se Kosova duhet t'i tërheqë njerëzit e diasporës që të punojnë në vendin e tyre.

“Puna jonë si profesorë, sepse edhe unë jam njëri prej jush, është të inkurajojmë studentët tanë që të bëhen profesionistë të mirë, çfarëdo që ata zgjedhin, të bëhen profesionistë të mirë dhe të kontribuojnë në këtë shoqëri. Ju duhet të siguroheni që Kosova t'i tërheqë njerëzit e diasporës tuaj, gjysma e njerëzve tuaj jetojnë në vende të tjera, ata kanë një jetë të mirë por do të dëshironin, të paktën shumë prej tyre, do të dëshironin të kthehen në atdheun e tyre, por ju duhet të ua krijoni kushtet që ata të vijnë. Pra, kjo do të thotë nxitja e ekonomisë, kjo do të thotë rritja e gjeneratës së re të njerëzve që mund ta bëjnë këtë, kjo do të thotë sipërmarrës të rinj, kjo do të thotë shkencëtarë dhe studiues të rinj.”, u shpreh ai.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. dr. Qerim Qerimi, derisa vlerësoi punën e profesorit Dan Shechtman u shpreh se UP ka privilegjin që t’a ketë si pjesë e komunitetit akademik.

Ai tha se historia inspiruese e Shechtman inkurajon secilin që t’i shtyjë kufijtë e të kuptuarit dhe të kontribuohet për përmirësimin e botës sonë.

Ndërsa, laudatori Sefer Avdiaj potencoi se kontributit të profesorit Dan Shechtman ndaj komunitetit shkencor nuk i mungon asgjë.

Ndër të tjera, ai tha se është nder që Universiteti i Prishtinës jep profesorit Shechtman titullin “Doctor Honoris Causa”.

Titulli “Doctor Honoris Causa” iu nda profesorit Dan Shechtman për punën mbi kuazikristalet, kontributin në avancimin e shkencës së materialeve dhe për përkushtimin rreth përdorimit të shkencës e teknologjisë lidhur me mirëqenien e shoqërisë./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/michael-wood-merr-titullin-doctoris-honoris-causa-nga-universiteti-i-prishtines/
https://kosovapress.com/admin/ambasadori-walker-nderohet-me-titullin-doctor-honoris-causa-nga-universiteti-haxhi-zeka/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025