Largimi nga Atletico Madridi? Vjen reagimi i Moratas
Lexohet për: 2 min.
4-Morata
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Alvaro Morata ishte i lidhur me Juventusin, Milanin, Romën dhe Al-Qadsiah, por sot njoftoi se do të qëndrojë te Atletico Madrid.

Reprezentuesi spanjoll ka impresionuar për vendin e tij në EURO 2024 dhe tani po përgatitet për çerekfinalen kundër Gjermanisë nikoqire, raporton KosovaPress.

Ai ka thyer heshtjen sot me një njoftim përmes “Instagramit”.

“Nuk mund ta imagjinoj se si është të fitosh me këtë fanellë dhe nuk do të ndalem derisa ta zbuloj”, shkroi ai së bashku me një imazh të tij duke shtrënguar fanellën e Atletico Madridit.

Kjo vjen vetëm disa orë pasi burime të shumta në Spanjë sugjeruan se ai ishte në prag të nënshkrimit të një kontrate fitimprurëse trevjeçare me skuadrën saudite të Ligës Pro, Al-Qadsiah.

Megjithatë, Morata gjithashtu i jep fund spekulimeve gjatë muajve të fundit se ai po kërkonte një rikthim në Serie A.

Milani dhe Roma dihet se po kërkojnë të paktën një sulmues të ri, potencialisht më shumë, ndërsa një rikthim në Juventus u përmend gjithashtu si një mundësi. Do të ishte periudha e tij e tretë e ndryshme në Torino pas dy huazimeve të mëparshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024