Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s'ka pranuar të shantazhohet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë nëse do t'i hiqen masat ndëshkuese Kosovës, në mbledhjen e sotme të Komitetit Politik dhe të Sigurisë (PSC), megjithëse është raportuar se rekomandimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell është për largimin e masave.

Bislimi duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, tha se vendosja e masave ka qenë e padrejtë dhe mbi të gjitha ka vlerësime se ka pasur shkelje ligjore gjatë vendosjes së tyre.

Ai tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për largimin e masave, megjithëse shtoi se ka pasur kërkesa nga vendet anëtare që kanë kërkuar koncensione shtesë por Kosova sipas tij s'ka pranuar të shantazhohet.

Bislimi, ka thënë se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian i kanë bërë dëme Kosovës, mirëpo sipas tij primare ka qenë forcimi i sovranitetit në veri.

"Shtrirja e sovranitetit në veri është si nata me ditë para tri viteve. Tash flasim për energji atje, sistem të pagesave, targa RKS. Pra ka qenë ose shtrirje e sovranitetit në veri ose lëshim pe. Prandaj besoj se insistimi i qeverisë ia ka vlejtur pavarësisht vendosjes së masave", tha ai në komisionin për integrime evropiane.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024