Laporta tregon nëse Fati është në shitje, flet edhe për Ter Stegen
Lexohet për: 1 min.
2-Laporta
2 vite më parë
Linku u kopjua

Barcelona po vazhdon të lidhet me transferime të lojtarëve, por që kriza financiare në të cilën gjendet klubi, po e detyron gjigantin katalunas të mendojë për shitje të lojtarëve.

Rast i njëjtë është edhe me yllin spanjoll, Ansu Fati, për të cilin nuk po mungojnë spekulimet se Barça mund ta shesë atë, raporton KosovaPress.

Por, në një intervistë për “Què T'hi Jugues”, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka mohuar zërat se klubi po konsideron shitjen e Fatit.

“Ansu Fati është pjesë e projektit tonë për të tashmen dhe të ardhmen, kështu që ai nuk është në shitje”, tha Laporta.

“Kontrata e Ter Stegen nuk do të preket dhe po ashtu as ai nuk është në shitje”, shtoi më tej trajneri i Barçës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025