Laporta pyetet për Haaland: Neve nuk ka duhen transferime të mëdha
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta në konferencën e fundit për media u pyet për mundësinë e transferimit të bomberit norvegjez, Erling Haaland.

Përgjigja e Laportas ishte se klubit të tij nuk i duhen emra të mëdhenj, të cilët mund ta prishin harmoninë e skuadrës, raporton KosovaPress.

“Neve nuk na duhen transferime të mëdha. Do të ketë lëvizje por unë nuk do të përfshihem në ato të mëdhatë, vetëm për lojtarë ekiporë”, tha Laporta.

“Prioriteti jonë është që t’i besojmë skuadrës që e kemi tani, ne nuk dëshirojmë të nënshkruajmë me lojtarë që mund të na e prishin harmoninë e klubit”, shtoi më tej presidenti i Barçës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024