Laporta i përgjigjet ashpër Xavi Hernandez
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Laporta i përgjigjet ashpër Xavi Hernandez
Joan Laporta ka reaguar ashpër ndaj kritikave të fundit të ish-trajnerit Xavi Hernández, duke mbrojtur vendimin e tij për të emëruar Hansi Flick.
Laporta theksoi se ndryshimi në stol ishte i domosdoshëm për suksesin e ekipit, duke lëshuar një përgjigjje të drejtpërdrejtë ndaj aftësive menaxhuese të ish-mesfushorit.
“Me Xavin, e pashë që do të humbnim, ndërsa me Flickun, shoh se do të fitojmë. Me të njëjtët lojtarë, Xavi po humbiste, ndërsa Flick po fiton,” deklaroi Laporta, duke shtuar se Xavi ishte bërë "komod" dhe kishte humbur besimin te konkurrueshmëria e skuadrës përballë rivalëve si Real Madrid.
Përveç anës sportive, Laporta hodhi akuza se Xavi po përdoret politikisht nga kandidati tjetër për president, Víctor Font, për të dëmtuar imazhin e tij dhe të bashkëpunëtorëve si Alejandro Echevarría.
Lidhur me dështimin e rikthimit të Lionel Messit në vitin 2023, Laporta sqaroi se klubi bëri ofertën e tij, por presioni ishte faktori vendimtar. “I dërgova kontratën Jorge Messit, i cili më vonë erdhi në shtëpinë time dhe më tha se Leo do të kishte shumë presion këtu,” u shpreh ai, duke e mbyllur me qëndrimin se interesi i Barcelonës qëndron mbi çdo legjendë, qoftë ai Messi, Koeman apo Xavi.
KosovaPress