Lansohet projekti “Mbrojtja e të drejtës për të qenë vetvetja”
Lexohet për: 2 min.
franca
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasada e Francës në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga, CSGD dhe CEL sot ka lansuar projektin e barazisë për të gjithë së bashku.

Ky projekt i titulluar “Mbrojtja e të drejtës për të qenë vetvetja” synon në kuadër të një qasje ndaj harmonisë sociale, të luftojë kundër këtyre lëvizjeve përçarëse anti-gjinore dhe anti-LGBT+.

Ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u shpreh se edhe si presidente e Kosovës por tani edhe përmes fondacionit Jahjaga po e shfrytëzon autoritetin e saj moral për të mbështetur gratë, të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara.

Sipas saj Kosova në aspektin legjislativ ka bërë hapa pozitiv por që zbatueshmëria e tyre mbetet sfidë.

Arber Nuhiu në emër të tri organizatave, Fondacioni Jahjaga, CSGD dhe CEL tha se ky projekt i përbashkët synon ta adresoj dhe parandaloj përhapjen e retorikës kundër të drejtave te njeriut, kundër grave dhe kundër personave LGBT+.

 Ai tha se me këtë projekt synohet fuqizimi i individëve dhe organizatave qe përfaqësojnë këta persona.

Gjatë gjithë këtij projekti, Fondacioni Jahjaga, Qendra për zhvillimin e grupeve sociale (CSGD) dhe Qendra për barazi dhe liri (CEL) do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme për të luftuar këtë diskriminim dhe për të mbrojtur të drejtat e secilit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024